Talasemikët në Lushnjë, mjekët: Kërkohen dhurues vullnetarë
Të sëmurët me talasemi në Lushnjë, që u duhet të marrin gjak çdo dy javë, varen nga dhurimet vullnetarë. Mjeket thonë se gjendja po përmiresohet, pavarësisht se gjetja e dhuruesve vullnetarë mbetet problem i përhershëm. Të sëmurët me talasemi, që trajtohen në spitalin e Lushnjës, u duhet të marrin gjak çdo dy javë. Sigurimi i tyre varet nga dhurimet vullnetare. Shkollat, kishat dhe xhamitë, janë institucionet ku mjekë e infermierë të spitalit kërkojnë ndihmë.
Problemi i gjetjes së vullnetarëve mbetet i përhershëm. Mjeku transfuziolog Endrit Susaj, i cili vjen çdo ditë nga Tirana në Lushnjë thotë se situata është përmirësuar.
”Mbetet problematikë për shkak të numrit të dhurimeve në Lushnje. Numri i dhurimeve për gjithë vitin 2019 me 450 dhurime vullnetare”,-thotë mjeku.
Në qendrën e hemoglobinopative në Lushnjë trajtohen 140 pacientë talasemikë nga Fieri, Berati, Vlora dhe Elbasani. Nevojat për gjak janë të vazhdueshme dhe vetëm sot sipas mjekëve janë gjendje 45 qeska, të mjaftueshme për një ditë.
KOHA JONË SONDAZH

