Talo Çela prej 2 vitesh ”loz” me Policinë

Rrëfimet e Nuredim Dumanit, nuk po rezultojnë të forta, aq sa për të kapur Talo Çelën, i cili shpëtoi edhe njëherë prangave të policisë. Në fakt ka 2 vite që po luan me Policinë. Pas një informacioni për lokalizimin e të shumëkërkuarit, Forcat speciale RENEA zbarkuan në Elbasan, por u kthyen në Tiranë pa Çelën.

Forcat speciale kontrolluan banesa e biznese, por Çela sërish i shpëtoi arrestimit ashtu siç ka bërë me dhjetëra herë prej vitit 2020, kur për herë të parë u vendos një shpërblim monetar për kapjen e tij.

Për Çelën Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”

Swiss Digital Desktop Reklama

Si është e mundur që Çela është gjithmonë një hap para strukturave të Shtetit, por drejtori i policisë së Elbasanit, Ardian Çipa kishte një paralajmërim. “Hetimet për çdo person të kërkuar dhe aq më tepër për personin që ju përmendet janë intensive në rrugën e duhur dhe do ketë rezultate në këtë drejtim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?