Tani po iu ngacmoj shefi seksualisht keni ligjin e ri dhe e padisni mënjëherë
Ka raportime e informacione se punonjësve femra iu bëhet presion ose ofertë seksuale në punë.Sidomos nga shefat. Janë ata që krijojnë mënyra presioni ndaj vartësve që ti fusin në dorë, ndaj ligjvënësi ka menduar ndryshime të forta ligjore. Përveçse prekjeve apo ofertave të ndryshme, edhe nëse nuk komunikojnë mirë apo me nënkuptime që cënojnë personalitetin e punonjëses, ajo (ai) ka të drejtë të bëjë ankesë ose padi. Dhe ligji do të jetë i rreptë. Përveç ankesave gojore apo me shkrim do të njihen edhe inçizimet apo filmimet e tyre të cilat deri tani quheshin jo provë në gjakatë, por tashmë do të njihen .
Tani po vjen një ligj i ri. Termi “Ngacmim seksual” do të përcaktohet qartë në Kodin e ri të Punës, për të mos lënë asnjë hapësirë interpretimi në gjykatë. Në ligjin e ri, i është kushtuar më shumë vëmëndje mbrojtjes së punonjësve nga ngacmimeve seksuale, bashkë me shumë ndryshime të tjera, që ende nuk janë votuar në parlament.
Në nenin 32, për mbrojtjen e personalitetit janë shtuar dy paragrafë të rinj, sipas të cilëve përcaktohen qartë mbrojtja që duhet t’i garantohet punonjësve gjatë orëve të punës. Më poshtë kemi shkëputur nga Kodi i Punës, sesi është ligji sot dhe sesi do të ndryshojë pas miratimit nga parlamenti.
SI ËSHTË
Neni 32 – Mbrojta e personalitetit
1. Punëdhënësi respekton dhe mbron në raportet e punës personalitetin e punëmarrësit.
2. Ai duhet të parandalojë çdo qëndrim që cenon dinjitetin e punëmarrësit.
3. Punëdhënësi ndalohet të kryejë çdo veprim që përbën shqetësim seksual karshi punëmarrësit dhe nuk lejon kryerjen e veprimeve të tilla nga punëmarrësit e tjerë.
Me shqetësim seksual kuptohet çdo shqetësim që dëmton në mënyrë të dukshme gjendjen psikologjike të punëmarrësit për shkak të seksit.
SI NDRYSHON
Neni 32- Mbrojtja e personalitetit
Në pikën 2, të nenit 32, shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
“Punëdhënësi ndalohet të ngacmojë punëmarrësin me veprime të përsëritura, që kanë për qëllim ose sjellin si pasojë degradimin e kushteve të punës, në një shkallë të tillë që mund të çojë në cënimin e të drejtave dhe dinjitetit të personit, në prishjen e shëndetit të tij fizik ose mendor ose në dëmtimin e të ardhmes së tij profesionale.”
Fjalia e fundit e pikës 3, të nenit 32, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Shqetësim seksual është çdo formë e padëshiruar sjelljeje, e shprehur me fjalë ose veprime fizike e simbolike me natyrë seksuale, e cila ka për qëllim ose sjell si pasojë cënimin e dinjitetit personal, në mënyrë të veçantë kur krijon një mjedis kërcënues, armiqësor, poshtërues, përçmues apo fyes, që kryhet nga punëdhënësi kundrejt një punëmarrësi, një punëkërkuesi për punë ose midis punëmarrësve.”.
KOHA JONË SONDAZH

