“Tani radhën e ka populli”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka paralajmëruar dështimin e negociatave të fundit mes palëve për një konsensus për Reformën në Drejtësi, e në kushte të tilla thekson se tashmë është radha të flasë populli.

Në një status në rrjetin social Facebook, Braçe, duke reaguar pas dekaratës së fortë të ambasadorit amerikan, Donald Lu, shkruan se “Nga ambasadori amerikan mesova pak me pare se,  Lulzim Basha e Oerd Bylykbashi, kane deshtuar dhe negociatat e fundit, te ketij mengjesi heret”.

Sipas tij, nuk ka më kuptim. “Njerez eshte radha juaj, mos i lejoni deputetet tuaj tu ndeshkojne perjete”- thekson Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani cdo gje eshte shume e qarte; Reformë në drejtësi në Shqipëri po kthehet nga një interes i madh kombëtar, në një interes shumë të madh europian e amerikan. Nga ambasadori amerikan mesova pak me pare se, Lulzim Basha e Oerd Bylykbashi, kane deshtuar dhe negociatat e fundit, te ketij mengjesi heret.

Tani nuk ka me asnje kuptim. Njerëz është radha juaj! Mos i lejoni deputetët tuaj t’u ndëshkojnë përjetë. Ky sistem kriminal drejtesie, ju ka sherbyer vetem atyre, vetem familjareve dhe klienteve te tyre!! Juve kurre! Ju ka rrjepur deri ne lekuren e fundit!! Ndaj te enjten eshte edhe dita juaj; Dita e revanshit tuaj edhe ndaj politikes qe nuk sherben, por ndeshkon qytetaret e saj!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?