Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

TAP do të ndërtojë pikën e parë të daljes së gazit në Fier

Aktualitet E mërkurë, 7 Korrik 2021 19:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dje Gazsjellesi Trans Adriatik (TAP AG), Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Albgaz Sh.a., nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi dhe Dorëzimi për Objektin e Seksionit Jugor në Fier. TAP do të projektojë, prokurojë dhe ndërtojë pikën e daljes së gazit në Fier, një investim shumë milionë Euro. Sipas marrëveshjes, pasi ndërtimi i pikës së daljes së gazit në Fier të ketë përfunduar, pika e daljes së gazit do t’i dorëzohet shtetit shqiptar dhe do të jetë në pronësi, menaxhim dhe operim të plotë të tij.

Ndërtimi i strukturës së re është një moment historik për gazifikimin e Shqipërisë, pasi do të mundësojë një pikë interkonjeksioni midis sistemit të transportit TAP dhe infrastrukturës së ardhshme të gazit në Shqipëri. Pika e re e daljes së gazit në Fier do të ofrojë një pikë hyrëse strategjike, për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, në rezervat e gazit në rajonin e Kaspikut. Ajo do të ndërtohet jashtë stacionit të kompresorit të TAP në Fier ,do të ketë kapacitet të zgjerueshëm dhe mundësinë e rrjedhës së gazit në dy drejtime. Pika e daljes se gazit që do të ndërtohet nga TAP, do të përfshijë gjithashtu struktura për uljen e presionit dhe për matjen fiskale të prurjes së gazit

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e cilësoi nënshkrimin e marrëveshjes si një hap drejt synimit për ta kthyer Shqipërinë në një eksportues të energjisë. “Sot është një nga shumë stacionet e një rrugëtimi që vazhdon për ta kthyer Shqipërinë praktikisht në një eksportues neto të energjisë, dhe në të njëjtën kohë për ta bërë vendin tonë një hapësirë burimesh të ndryshme, të larmishme, të prodhimit të energjisë duke futur më në fund edhe një komponent tjetër në jetën ekonomike dhe sociale të vendit.”

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e mirëpriti marrëveshjen si një moment historik në zhvillimin e ardhshëm të tregut të gazit dhe infrastrukturës energjetike të Shqipërisë, një prijoritet i mandatit të tretë të qeverisë Rama. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e mirëpriti marrëveshjen si një moment historik në zhvillimin e ardhshëm të tregut të gazit dhe infrastrukturës energjetike të Shqipërisë, një prijoritet i mandatit të tretë të qeverisë Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Luca Schieppati, Drejtori i Përgjithshëm i TAP-it, u shpreh: Në përputhje me misionin dhe vizionin tonë, ne jemi të lumtur që TAP vazhdon të mundësojë diversifikimin dhe sigurinë e furnizimit me gaz, duke siguruar një mundësi reale për një burim të ri, të besueshëm, të energjisë, të përballueshëm dhe më të pastër në Shqipërinë dhe Evropën Juglindore në të ardhmen. Pika e daljes së gazit në Fier është një aset thelbësor, i cili do të lehtësojë udhën drejt tranzicionit energjitik të Shqipërisë”.

Mund t'ju interesojë

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 21 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 26 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 33 minutash

Malfor Nuri, Drejtor i TAP për Shqipërinë, shtoi se: Ky është një kontribut i rëndësishëm i TAP për Shqipërinë. Pika e daljes së gazit në Fier nuk do të shërbejë vetëm për zhvillimin e infrastrukturës energjetike në vend, por do të forcojë ndjeshëm rolin gjeostrategjik dhe tregtar të Shqipërisë në rajon. Pika e daljes së gazit në Fier përforcon rolin e TAP në zonën e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm si një Operator i besueshëm i Sistemit të Transmetimit (OST) por edhe si një partner aktiv në tranzicionin energjitik të Evropës.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Denizit në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.
TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të shumtë. Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes gazsjellësit TAP, pas përfundimit të interkonektorit Greqi Bullgari (IGB). Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të mëtejshme për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit. Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Etiketat e lidhura

Belinda Balluku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 9 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 18 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 19 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 21 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.