TAP shpall fazën Detyruese të Testimit të Tregut

Baar Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG sot shpall fazën detyruese të testimit të tregut të tij, me një fazë informuese, e cila siguron dy muaj kohë deri në dorëzimin e ofertave aktuale, në 17 korrik, 2021.
Faza detyruese hapet pas miratimit të Projekt Propozimit të TAP, Operatorit Italian të Transmetimit Snam Rete Gas (SRG) dhe Operatorit Grek të Transmetimit DESFA, nga autoritetet rregullatore kombëtare të Greqisë, Shqipërisë dhe të Italisë, në maj, 2021.

Dokumentet e fazës detyruese, përfshirë Propozimin e Projektit, Njoftimin e Përbashkët të TAP, SRG dhe DESFA, Njoftimin e Fazës Detyruese të TAP dhe dokumentacionin mbështetës dhe format përkatëse, janë në dispozicion këtu. Grupet e interesit dhe palët e interesuara mund të paraqesin oferta në market.test@tap-ag.com midis datave 17 korrik dhe 20 korrik 2021.

Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it, tha: Pas katër muaj e gjysmë nga fillimi i kalimit së gazit përmes TAP, ne transportuam më shumë se 2 miliardë metra kub gaz dhe siguruam sistem transporti të sigurt dhe të besueshëm për transportuesit tanë. Mundësia për të zgjeruar kapacitetin e TAP në faza, në përputhje me kërkesën dhe ofertën përkatëse, është një mundësi e rëndësishme, veçanërisht për vendet në rajonin e Evropës Juglindore, e cila mund t’iu krijojë atyre mundësinë të arrijnë objektivat e tyre të dekarbonizimit.

Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, shtoi: “TAP ofron aktualisht tre skenarë zgjerimi: një zgjerim të kufizuar (rreth 14,4 bcm/a), një zgjerim të pjesshëm (përafërsisht 17.1 bcm/a) dhe një zgjerim të plotë (rreth 20bcm/a). Përmes procesit të hapur, transparent dhe jo-diskriminues të testimit të tregut, TAP ofron kapacitet me drejtimin përpara afatgjatë të qëndrueshëm në treg dhe ne presim me padurim të marrim oferta gjatë periudhës së verës.”

Sqarim

Testimi i tregut është procesi i rregulluar përmes të cilit transportuesit mund të kenë akses në kapacitet të ri, afatgjatë në TAP, duke mundësuar kështu zgjerimin e kapacitetit të TAP deri në 20 bcm/a.

Në përputhje me rregullat dhe procedurat e specifikuara në Udhëzimet për Testin e Tregut 2019 të Gazsjellësit Trans Adriatik, të miratuar nga autoritetet rregullatore kombëtare të Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, testimi i tregut kryhet në dy faza kryesore:
 një fazë jo detyruese, e cila filloi në 1 korrik 2019, tashmë e përfunduar, e vijuar nga
 një faze detyruese, e cila fillon në 17 maj 2021.
Faza detyruese e Testimit të Tregut 2019, është strukturuar si në vijim:
– 17 maj 2021 – hapja/ ҫelja e fazës informuese, gjatë së cilës ҫdo palë e interesuar mund të njihet me dokumentacionin e publikuar dhe të veprojë në përputhje me kërkesat e nevojshme për pjesëmarrjen në fazën detyruese të ofertimit.
– 17 korrik 2021 – hapja/ҫelja e fazës detyruese, gjatë së cilës mund të paraqiten ofertat dhe çdo kapacitet mund të alokohet, pas një testi pozitiv të qëndrueshmërisë ekonomike.
Detajet në lidhje me nivelet e ofertës dhe rregullat tregtare të zbatueshme për fazën detyruese janë të përfshira në Propozimin e Projektit, të disponueshëm këtu.
Informacione të mëtejshme mbi pjesëmarrjen në fazën detyruese janë në dispozicion në Njoftimin e Përbashkët të TAP, SRG dhe DESFA, në Njoftimin specifik të Fazës Detyruese të TAP dhe në dokumentacionin mbështetës, të disponueshëm këtu.
Për më shumë detaje dhe procedurën që duhet të ndiqni për dorëzimin e ofertave në pikën e interkonjeksionit (IP) Nea Mesimvria, ju lutemi konsultoni faqen e internetit të DESFA (link), ndërsa për IP Melendugno, ju lutemi konsultoni në faqen e internetit të Snam Rete Gas (link).

SHKARKO APP