FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tare: Kryeministri dhe Porto Palermo

Nga Auron Tare

Në një dalje publike mëngjesin e sotëm, Kryeministri dha një sqarim lidhur me denoncimin e bërë mbrëmjen e djeshme gjate protestes, për ndërtimet në zonën e Porto Palermos, në jug të vendit.

Është e vërtetë se Gjiri i Porto Palermos u shpall zonë e mbrojtur, saktesisht Park Natyror në vitin 2022, me kufij të përcaktuar qartë. Si e tillë, zona i nënshtrohet regjimit të mbrojtjes së parashikuar nga legjislacioni për zonat e mbrojtura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, është e njohur se që në vitet 2014–2015 kanë ekzistuar disa ide-projekte për hapjen e tunelit të nëndetëseve për vizitorët. Një kompani italiane që zhvilloi këtë koncept kishte propozuar edhe shfrytëzimin e godinave të ish-repartit ushtarak, duke i përshtatur ato për funksione akomoduese dhe hotelerie ne dobine e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në këtë pikë, narrativa është e qartë.

Megjithatë, çështja ndryshon me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Zonat e Mbrojtura në vitin 2024. Pikërisht ky ligj ka qenë objekt i debatit publik dhe i protestave të organizuara nga të rinjtë dhe organizatat mjedisore.

Amendimet e vitit 2024 parashikojnë mundësinë e zhvillimit të strukturave akomoduese turistike, në kushte të caktuara, edhe brenda zonave të mbrojtura. Kjo do të thotë se, pavarësisht statusit të Porto Palermos si zonë e mbrojtur, legjislacioni aktual nuk e përjashton automatikisht mundësinë e zhvillimeve turistike, nëse ato përmbushin kriteret e përcaktuara nga ligji.

Nëse ekziston një projekt për hapjen e tunelit të nëndetëseve një iniciativë që mund të konsiderohet pozitive për turizmin kulturor atëherë lindin disa pyetje legjitime që meritojnë përgjigje institucionale:

1. A parashikohet që godinat e ish-repartit ushtarak të shndërrohen në njësi akomoduese apo struktura hotelerie?
2. Ne se PO ateherekush do ta administrojë tunelin dhe kompleksin përreth? A do të jenë nën administrimin e institucioneve publike shqiptare të trashëgimisë kulturore, siç administrohen sot Kalaja e Porto Palermos, Shtepia me Gjethe apo do të jepen në administrim përmes një fondacioni ose subjekti privat si Butrinti?
3. A ekziston një projekt më i gjerë zhvillimi për Gjirin e Porto Palermos dhe, nëse po, a përfshin ai ndërtime ose zhvillime turistike që lejohen nga ndryshimet e Ligjit për Zonat e Mbrojtura të vitit 2024?

Këto janë pyetje që nuk kanë nevojë të marrin domosdoshmërisht përgjigje nga Kryeministri. Përgjegjësia për transparencën i takon institucioneve kompetente, si Këshilli Kombëtar i Territorit, Ministria e Turizmit & Kulturës, si edhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve do të ndihmonin në sqarimin e qëllimeve të projektit dhe do të forconin besimin e publikut se çdo zhvillim në Porto Palermo do të respektojë ligjin, interesin publik dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore e kulturore dhe jo interesa private.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 580 (11.7%)
Jo 4387 (88.3%)

Vota totale: 4967