Tarifat e diferencuara të studentëve, çështja mbërrin në Kushtetuese

Ka mbërritur në Gjykatë Kushtetuese çështja e tarifave të diferencuara për studentët e Universiteteve private të transferuar në Universitetet publike.

Studentët që u ngujuan në grevë urie, fillimisht në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë, e më pas ngritën çadrat pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës, kanë arritur të mbledhin firmat e duhura të deputetëve për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Kërkesa është dorëzuar një ditë më parë nga deputetë të PD-së dhe ka si objekt deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe pezullimin e pikës 4 të Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për kuotat e transferimit të studimeve dhe tarifat e shkollimit për studentët që transferojnë studimet nga institucionet private të arsimit të lartë të cilave u është hequr licenca, në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2014-2015.”

SHKARKO APP