Tarifat e reja, shqiptarët do paguajnë 9.5 lekë kW/h
Enti i Rregullator i Energjisë ka vendosur që çmimi i energjisë për familjarët të rritet në 9.5 lekë për familjarët, kjo pa përfshirë TVSH-në që do të çojë në rreth 20 për qind më shumë.
Në këtë mënyrë qytetarët shqiptarë janë njohur sot me vendimin e ERE-s me çmimin që do të paguajnë nga data 1 janar 2015, për çdo kilovat energji të harxhuar.
Gjithashtu ERE ka hequr edhe fashën prej 300 kW orë. Aktualisht çmimi i energjisë për familjarët është i përshkallëzuar me dy nivele, ku 300 kW/h e para paguhen me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli, 13.5 lekë.
Po ashtu ERE ka vendosur të rrisë çmimin e prodhimit në 1.45 lekë. Ndërsa çmimi mesatar i energjisë për OSHEE do të jetë 10.7 lekë për kË
Gjatë mbledhjes, ERE ka vendosur të mbajë të pandryshuar edhe tarifën e transmetimit për OST. OST kërkoi më herët rritjen e çmimit të transmetimit në 0.7 lekë.
KOHA JONË SONDAZH

