Tarifat e studimit nuk ndryshojnë

Ministria e Arsimit nuk do të ndryshojë tarifat e studimit për studentët të cilët janë në protestë sepse duan të përfitojnë të njëjtat tarifa si studentët e tjerë të universiteteve publike. 



Sipas Ministrisë së Arsimit, studentëve protestues u është dhënë shansi të ndjekin arsimin e lartë në institucionet publike pas mbylljes së disa universiteteve private që nuk përmbushnin kriteret. 

Ministria e Arsimit thotë se, tarifa e vendosur për këtë katerogori studentësh është e drejtë sepse ata paguajnë më pak se aty ku ishin dhe nuk u njihej diploma. 

Duke u bërë thirrje të rinjve të përfitojnë nga ky shans i dytë, për të cilin nuk kanë konkurruar dhe nuk e kanë fituar si studentët e tjerë, MAS u kujton atyre se me këto kushte transparente ata pranuan të regjistrohen që në filim të vitit akademik. / Top Channel 

SHKARKO APP