Tashmë transfertat e parave të MoneyGram edhe në Postën Shqiptare

 

Nga sot, 28 Prill 2015, në Postën Shqiptare do të bëhen edhe transfertat e parave me MoneyGram. Drejtori i Përgjithshëm i Postës, z. Majlind Lazimi firmosi sot marrëveshjen për ofrimin e këtij shërbimi në prani të Zv. Presidentit Ekzekutiv të MoneyGram Global, z. Alex Hoffman dhe Drejtorit të Përgjithshëm të AK-Invest z. Ilir Adili. Ky i fundit është përfaqësuesi zyrtar i MoneyGram në Shqipëri.

Shërbimi i transfertave të parave do të ofrohet fillimisht në 20 zyrapostaredhenëvazhdim do të arrijë në 80 zyra postare nërrethe të ndryshme të vendit. Ky shërbim i ri do të jetë një vlerë e shtuar për klientët e Postës Shqiptare, të cilët përveçshërbimeve të shumta që kryejnë në Postë, do të mund të kryejnë edhe transfertat e parave me MoneyGram.

“Ky është një moment transformimi për Postën Shqiptare, ku besimi i partnerëve dhe klientëve tanë po rritet gjithnjë e më shumë dhe këtë e vërteton edhe kjo marrëveshje e sotme” – u shpreh z. Lazimi.

Ndërsa z. Hoffman tha se me rrjetin e zgjeruar të zyrave postare, klientëve u jepen më shumë mundësi zgjedhjeje per të kryer transfertat e tyre të parave.

Ky është një tjetër hap me rëndësi i Postës Shqiptare drejt vizionit për t’u kthyer në një one-stop shoppërqytetarëtshqiptarë. 

SHKARKO APP