Task-Force – Trafiku i kanabisit, në hetim pesë grupe të strukturuara kriminale
Policia e shtetit ka referuar materialet në prokurori si dhe po bëhen hetime pasurore për 5 grupe të strukturuara kriminale të cilat dyshohen se merren me prodhimin dhe shitjen e trafikimin e marijuanës.
Në mbledhjen e Task Forcë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako tha se janë identifikuar pasuritë e këtyre grupeve kriminale.
Haki Çako: “Janë referuar në prokurori dhe po bëhen hetime pasurore për 5 grupe të strukturuara kriminale të cilat dyshohen se merren me prodhimin dhe shitjen e trafikimin e marijuanës. Janë identifikuar pasuritë kudo ku i kanë shoqëritë tregtare, hotelet, lokalet, banesat,etj.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka bërë konfiskimin e 2500 metra katror truall ndërtimi e mbi 3 mijë metra katror ndërtim.
Task force e përbashkët Polici-Prokurori- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako foli për forcim të bashkëpunimit dhe ngritjen e një Task Force të përbashkët me prokurorinë.
Haki Çako:“Duke vlerësuar maksimalisht faktin se goditja dhe shkatërrimi i grupeve kriminale realizohet përfundimisht me konfiskimin dhe sekuestrimin e aseteve të vendosura nga këto veprimtari kërkohet bashkëpunim më i ngushtë dhe intensiv i policisë me prokurorinë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, në veçanti gjykatat.
Për t’i dhënë përparësi hetimit të kësaj veprimtarie kriminale propozojmë ngritjen e task forcë të përbashkët me prokurorinë.
Qëllimi i taks forcë do të jetë hetimi i veprave penale në fushën e drogave për lëndët narkotike, kanabis sativa marijuanës dhe në vecanti hetimit të aseteve.”
U bllokuan 3.8 milione euro transaksione
Drejtori i Drejtorisë së pastrimit të parave, Halim Gjokutaj deklaroi se janë 178 raste të dyshimit të pastrimit të parave për 31 është nxjerrë urdhër i menjëhershëm bllokimi dhe vlera totale e këtyre transkasioneve 3.8 milionë euro.
Statistikat per 7 mujorin e vitit 2017
U kapen 60 ton kanabis, qarqet më me rrisk
Qarqet me rrisk më të lartë të cilat përbëjnë dhe përqindjen më të madhe të numrit të bimëve narkotike të identifikuara janë
Shkodra 22 %
Durrësi 21 %
Fier 12%
Vlora 13 %
Lezha 10 %
Gjatë 7 mujorit janë sekuestruar 60 ton kanabis/ marijuanë, 20 herë më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2016. Janë kryer 52 orë fluturimi në zonat e thella malore.
Guardia di Financa ka kryer 16 fluturime ajrore. Ka dërguar 11 raporte me 62 parcela.





