Tatimet, 45 mln lekë gjoba tek mbi 4 mijë bizneseve

Drejtoria e Hetimit Tatimor deklaron se gjatë kontrolleve të 4170 bizneseve për muajin tetor janë konstatuar me shkelje 1422 subjekte, ndërsa janë gjobitur me 45 milionë lekë. Plani operacional u zbatua në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë, si dhe në pikat e tregtimit të karburanteve në të gjithë vendin.

Shkeljet që u konstatuan;

18 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike, për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 6 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë);

Swiss Digital Mobile Reklama

335 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);

344 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor;

163 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ndër të cilët 32 janë me përgjegjësi tatimore “biznes i vogël”;

131 subjekte me përgjegjësi tatimore “biznes i madh”;

106 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat është marrë masat e bllokimit, deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;

74 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 81 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?