Taulant Balla dhe myftiu Ylli Gurra shtrojnë Iftar në Librazhd: Një traditë që këtë vit mbushi 20 vite

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla së bashku me Myftiun Ylli Gurra morën pjesë iftarin e organizuar në Dragostunjë të Librazhdit. Iftari bëri bashkë dhjetëra besimtarë agjërues në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, duke rikthyer në vëmendje jo vetëm vlerat e besimit, por edhe origjinën e një tradite që sot është përhapur në mbarë Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Balla theksoi se pikërisht në Librazhd ka lindur ideja e organizimit të iftareve masive, si një mënyrë për të bashkuar njerëzit përtej dallimeve. Ai kujtoi se së bashku me Myftiun Ylli Gurrën hodhën themelet e kësaj nisme në vitin 2006 plot 20 vite më parë , duke bërë bashkë jo vetëm besimtarë myslimanë, por edhe klerikë të besimeve të tjera, në një frymë bashkëjetese dhe harmonie. Sipas Ballës, edhe tradita e shtrimit të iftareve nga figura politike e ka zanafillën po në këtë bashki , duke u kthyer sot në një praktikë të përhapur në të gjithë vendin.

Mbrëmja e Iftarit në Dragostunjë ashtu si çdo Iftar u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë, biseda miqësore mes të rinjve e të moshuarve ku mbizotëroi një frymë e fortë solidariteti, duke dëshmuar se tradita e nisur në Librazhd vijon të mbetet një model i bukur bashkimi dhe harmonie për gjithë Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?