Taulant Balla: Shqipëria më pranë se kurrë BE-së, objektivi i ynë mbyllja e negociatave brenda 2027
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot se Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa ritheksoi objektivin për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027.
Deklarata u bë gjatë dialogut parlamentar Shqipëri–Suedi për zgjerimin e Bashkimit Europian, i zhvilluar në “Shtëpinë e Europës” në Tiranë. Në fjalën e tij, Balla e cilësoi integrimin europian si prioritetin madhor strategjik të Shqipërisë dhe kërkoi bashkëpunimin e të gjitha forcave politike në këtë proces.
“Në këtë moment kyç për Europën dhe për Shqipërinë, mbetet thelbësore që i gjithë spektri politik në vend të qëndrojë i bashkuar për objektivin tonë madhor strategjik: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian”, u shpreh Balla.
KOHA JONË SONDAZH

