Taulant Balla: S’ka më spiunë kryetarë partie apo në poste publike, do të verifikohen si “dekriminalizimi”

Partia Socialiste ka depozituar sot në Kuvend 2 propozime për ndryshime në ligjin për Partitë Politike dhe si në ligjin e dekriminalizimit për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit që të jenë në politikë aktive. Në një prononcim për mediat kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i quan këto propozime si “paketa e despiunizimit”.

“Sot, PS prezanton edhe dy nisma të tjera për ndalimin e personave me lidhje në të shkuarën me ish-sigurimin famëkeq. Janë dy nisma, e para ka të bëjë me ndryshimin e ligjit për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen në funksione pulitke, ose ligi i dekriminalizimit dhe tjetra për partitë politike.

E para parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhje me sigurimin e shtetit. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdekelarimit dhe nëse rezulton i pavërtetë përveç humbjes për të qenë në poste publike personi ngarkohet me përgjegjësi penale.

Nisma e dytë, ajo për ndryshimin e në ligjin e partive ka të njëjtën qasje, pra nuk mund të jenë kryetar të Partive në sistemin demokratike ata që kanë qenë bashkëpunëtore të sigurimit. Këto dy nisma janë premisat e duhura ligjore që spiunët e regjimit të mos jenë më pjesë e asnjë posti publik”, tha Balla.

SHKARKO APP