Tavo publikon mesazhin e mjekut: Në rastet që dyshohen për Covid nuk bëhen tampon nëse nuk janë rëndë

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo bëri publik një mesazh të mbërritur në adresën e tij, ku një mjek denoncon situatën kaotike në shëndetësi, duke treguar vështirësitë që hasin mjekët në poliklinika dhe qendra shëndetësore në frontin e parë të betejës me pandeminë.

“Miq! Ja një shqetësim i ardhur nga një mjek i cili tregon vështirësitë që hasin mjekët në poliklinika dhe qendra shëndetësore në frontin e parë të betejës me pandeminë. Situatë kaotike – Skandal!

“Ne mjekët nuk kemi as maska, as doreza e as dezifektant. Mjekët dhe infermieret i blejnë vetë, maskat, dorezat, dezinfektantët. Shumica e poliklinikave janë dezinfektuar gjithsej 2 herë që nga fillimi i pandemisë. Dhomat tona të vizitave përpiqemi t’i bëjmë vetë 2-3 herë në ditë me klor. Kjo për sa i përket mjeteve të mbrojtjes personale, pastaj gjëra të tjera që çalojnë në referimin e pacientëve për ekzaminime dhe shtrime ka pasur dhe ka plot. Në rastet që dyshohen për suspect Covid nuk bëhen tampon nëse nuk janë rëndë, ose nëse nuk kanë bërë CT toraxi në fillim. Shumë njerëz po bëjnë skaner duke marrë rreze, ndërkohë që nuk është skaneri për screening. Në momentin që nuk bëhet tamponi këto persona nuk i izolon dot dhe në këtë mënyrë përhapet infeksioni. Të sëmurët me probleme të tjera pulmonare që nuk mund të zgjidhen në qytete nuk ke ku t’i referosh për shkak se Sanatoriumi është kthyer vatër Covid-i. Qeveria thotë se ka hapur pavion tek “Nënë Tereza”, por praktikisht kur flet me mjekët thonë mos dërgoni se nuk bëjmë dot asgjë këtu ku na kanë vendosur. Praktikisht ka një mos menaxhim të situatës dhe një rrëmujë e përgjithshme.”

Qeveria ka dështuar. Kjo është papërgjegjshmëri”, deklaron ish-ligjvënësi i LSI-së, Vangjel Tavo.

SHKARKO APP