Tavo: Qeveria në vend që të ndihmonte vinte gjoba në pandemi, maskat të bëhen të detyrueshme

I ftuar në “Tempora” në RTV Ora, ish-ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo tha se gjatë pandemisë, qeveria në vend që të ndihmonte njerëzit dhe bizneset vinte gjobat.

Tavo: Qeveria në vend që të ndihmonte njerëzit dhe bizneset, u vunë gjoba. Populli duroi 3 muaj mbyllje ekstreme. Një mbyllje të dytë duhet të vendosin një komunitet ekspertësh, jo kryeministri. Populli duroi edhe akte normative antikushtetuese, biles edhe urdhra nga Facebook-u. U tha se e ka fajin populli.

Janë bërë shumë pak tamponë, janë mbajtur sekret numrat dhe kemi parë një kurbë qesharake. Sot qeveria përpiqet duke thënë se njerëzit janë të papërgjegjshëm që nuk mbajnë maska. Maskat duhet të bëhen të detyrueshme, por nuk mund ta heqë përgjegjësinë nga vetja qeveria dhe t’ia hedhë popullit. 

SHKARKO APP