Tavo: Qeveria nuk ndoqi strategji për Covid-19, por improvizonte e bënte propagandë
I ftuar në “Tempora” në RTV Ora, ish ministri i Shëndetësisë u shpreh se qeveria, në raport me Covid-19, nuk ndoqi në strategji, por ia la në dorë spontanitetit dhe improvizimit.
Vangjel Tavo: Në vend që qeveria të krijonte një strategji, ata ia lanë gjithçka në dorë spontanitetin, improvizimin dhe propagandën.
Kemi parë një kryeministër që bënte shou në media dhe hiqet si kreu i ekspertëve.
Kjo situatë është kthyer në një situatë dhe një dramë që po e vuajnë shqiptarët.