Tavo: SPAK të hetojë menjëherë autorët e dramës njerëzore të Kakavijës

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo përmes një postimi në facebook, thotë se SPAK duhet të hetojë menjëherë autorët e dramës njerëzore të Kakavijës. Sipas tij, po të mos ishte media dhe gazetarët që pasqyruan skenat dramatike në Kakavijë qeveria as që do i prishte pushimet e saja. ”Kjo qeveri nuk subvencionon tamponet e emigrantëve në kufi. 500 euro duhet të paguajë një familje prej 4 vetash për tampone në mënyrë që të kalojë kufirin. Ndërkohë që shtetet ku ata shkojnë ua bëjnë falas. Kjo qeveri jo vetëm që nuk kujdest por edhe po i zhvat shtetasit e vet.  U njoftua që më 5 gusht për kushtet e kalimit të kufirit e nuk bëri asnjë lëvizje por shkoi me pushime”.

Postimi i plotë

SPAK të hetojë menjëherë autorët e dramës njerëzore të Kakavijës.

? Po të mos ishte media dhe gazetarët që pasqyruan skenat dramatike në Kakavijë qeveria as që do i prishte pushimet e saj!

? Qeveria i trajtoi shtetasit e saj si bijë të mohuar, duke i zhvatur me 120 euro për tampon, duke i lënë të painformuar mbi rregullat e kalimit të kufirit, duke mos u siguruar as kujdes shëndetesor apo ushqimor, e madje më keq, duke ua vënë fajin shtetasve të vet për rrdhën e gjatë, duke rrezikuar jetën e tyre, e duke lejuar të krijohen situata siç ishte humbja e jetës së një 10 vjeçari. Dhe pas së gjithë kësaj drame kryeministri doli e mashtroi paturpërisht me fotografi të viteve më parë e duke i shitur ato si të tanishmet.

? Ishte një gazetare që shpëtoi jetën e foshnjes 11 muajshe në këtë video.

? Kjo qeveri nuk subvencionon tamponet e emigrantëve në kufi. 500 euro duhet të paguajë një familje prej 4 vetash për tampone në mënyrë që të kalojë kufirin. Ndërkohë që shtetet ku ata shkojnë ua bëjnë falas. Kjo qeveri jo vetëm që nuk kujdest por edhe po i zhvat shtetasit e vet.  U njoftua që më 5 gusht për kushtet e kalimit të kufirit e nuk bëri asnjë lëvizje por shkoi me pushime.

? SPAK të hetojë menjëherë autorët e dramës njerëzore të Kakavijës.

SHKARKO APP