Të 6-ët që do bëjnë sikur do të përzgjedhin presidentin e Republikës!

Sot nisin bisedimet për zgjedhjen e emrit të Presidentit apo Presidentes së Republikës.

Këtë të mërkurë në orën 17:00 do të zhvillohet mbledhja opozitë-pozitë. Nga radhët e opozitës do të jenë përfaqësuesit e tre grupeve parlamentare, Fatmir Mediu, Melisa Doda dhe Enkelejd Alibeaj, ndërsa mazhoranca do të përfaqësohet nga Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.

Pra këta të 6-të do të përcaktojnë kriteret për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit shqiptar për pesë vitet e ardhshme. Në të vertetë PS-ja, siç e pohoi edhe kryeministri Rama, i ka vetë votat për ta zgjedhur emrin e Presidentit, sepse në raundin e fundit duhen vetëm 71 vota për ta zgjedhur, por për të krijuar imazhin e përzgjedhjes me opozitën, shumica po mbledh edhe Abilekaj, Doda dhe Mediun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të vertetë emrin e saktë të kryetarit të shtetit e di vetëm Edi Rama, të gjithë të tjerët që bëjnë sikur dijnë, nuk dijnë asgjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj këta të 6-të do të mblidhen sot, do bëjnë sikur zgjedhin kriteret apo emrat dhe në fund kryeministri Rama do të jetë ai që do të thotë: Ky ose kjo do të jetë Numri Një i Shtetit.

Si formalitet, Presidenti Republikës është numri një i shtetit, por në të vertetë do të zgjidhet një që duhet të rrijë si dysh pas Edi Ramës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?