Të armatosur në rrugë, i grabisin shoferit nga Burreli 400 euro

Humori i një aktori të Portokallisë me grabitësit dhe hajdutët që pasurohen duke vjedhur, teksa iu referohet më tepër të rinjve nga Laçi e Mamurrasi, duket se i ka frymëzuar më tepër këta të fundit. Grabitësit janë kthyer në një makth për zonën e Laçit e Mamurrasit, deri në Fushë-Krujë, edhe për Policinë e Shtetit. Një grabitje ka ndodhur në  orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Laç -Mamurras pranë një pike karburanti. Sipas policisë dy persona të armatosur kanë ndaluar një veturë që drejtohej nga Qazim Cupi, banor i Burrelit, duke i marre atij shumën e 400 euro. Pas grabitjes dy autorët mësohet se janë larguar në këmbë në një rrugë të fshatit Fushë –Mamurras. Policia e Kurbinit ende nuk ka të dhëna për identitetin e grabitësve.  Gjatë kësaj jave në këtë aks rrugor janë shënuar disa grabitje. Ky është rasti i tretë i grabitjeve me armë,  por ende nga policia nuk ka persona të arrestuar

SHKARKO APP