Të dielën zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, nis shpërndarja e bazës materiale
Bashkia Vlorë, Cërrik, Tepelenë, Mat dhe Berat nesër do të kenë zgjedhjet e pjesshme lokale. Ndaj dhe sot ka nisur shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 84 të Bashkisë së Vlorës.
Kryetari i kësaj KZAZ-je, Romarjo Meminaj, bëri të ditur se procesi po zhvillohet normalisht dhe pa probleme. Sipas tij, të gjitha qendrat e votimit janë tashmë gati për të marrë bazën materiale. Në këtë KZAZ janë gjithsej 68 qendra votimi.
Për mbarëvajtjen e procesit të votimit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash. Në 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve, si edhe 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi.
Në total, janë 612 punonjës policie që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që synon të tjetërsojë votën e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

