‘Të ecësh në qiell’, ndërtohet ura më e re prej qelqi në Kinë

 

Impresionuese. Besoj se në këto momente secili prej jush po mendon  nëse vërtetë do të kishte guximin të ecte në këtë platformë prej qelqi prej 26 metrash,  ndërtuar në 718 meter lartësi në jugperëndim të Kinës.

Vendosur saktësisht në fushën piktoreske Longgang, pjesë e komunës Çonqing, e ashtuquajtur ‘ura prej qelqi’,  do të hapet për publikun të dielën, më 26 prill.

5 metër më e gjerë se e famshmja Grand Canyon SkyWalk në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, struktura konsiderohet ura më e gjatë me krahë qelqi në botë . Ndërtimi i projektit nisi në mars të vitit 2014 dhe sapo ka përfunduar, pra në pak më shumë se 1 vit.

Sipas zyrtarëve vendas, për të vizituar urën do të lejohen vetëm 30 turistë njëherësh. Ndërkaq, në hapjen e saj  janë organizuar shfaqje të ndryshme, si sfilata mode, numra akrobatikë dhe performanca të tjera artistike.

SHKARKO APP