Të flesh rrugëve të Korçës, nëna me dy fëmijë e braktisur dhe e pastrehë

Një nënë 39 vjeçare me dy femijë të vegjël te cilet babai i ka braktisur prej kohësh ka mbetur rrugëve  të Korçës pa një çati mbi kokë.

Pas divorcit ka braktisur banesën ku jetonte me qira pasi 40 mije lekë të vjetra që merr përkrahje nga shteti nuk mjaftonin për të ngrënë dhe jo më për të paguar banesën, raporton ora news.

Ajo tregon se fle ku ta zërë nata:

Swiss Digital Desktop Reklama

Driola Kumria: “Dy netë kam fjetur në polici, 3 netë në spital, rrugëve. Skam ku vete jam jashtë. Kam edhe dy fëmijë, njërin e kam çuar për ca kohë në jetimore”

Swiss Digital Mobile Reklama

Pa një cati mbi kokë, nëna e re është detyruar të ndahet nga djali i saj 1 vjecar të cilin e ka çuar në jetimore për shkak se nuk kishte mundësi ta strehonte natën apo edhe ta ushqente, ndërkohë që fëmija 6 vjecar, ditëlindjen do ta festojë ku ta zërë nata.

Driola Kumria: “Unë jam e sëmurë, po e gdhi në të ftohte, sot jam nësër mund të vdes”

Tashmë mes katër rrugëve , gruaja kërkon një punë, ndërsa i apelon bashkisë për ndihmë dhe për një strehë ku ajo të ketë mundësi të kalojë natën.

Driola Kumria: “Kam kërkuar punë, po unë ku të vete, po ngordh jashtë, ja vajta në punë po kur të kthehem ku  të shkoj, unë s’kam shtëpi.”

Teksa 39-vjecarja Driola Kumria largohet, i vogli 6 vjecar e ndjek nga pas pa e ditur se i braktisur dhe  i dënuar me varfëri, do të kalojë një tjetër mbrëmje me barkun bosh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?