Të gjitha versionet mbi shkaqet e rrëzimit të avionit të Germanwings

 

Janë të ndarë në dy kampe ekspertët që po analizojnë 8 minutat e fundit fatale të avionit Airbus A320 të kompanisë Germanwings që u rrëzua në Alpet franceze mëngjesin e 24 marsit, me 150 persona në bord.

Analizat e disa ekspertëve të botuara në mediat franceze përqendrohen mbi faktin se si e humbi kuotën avioni; një rënie konstante, por e kontrolluar. Për teknikët duket që Airbus komandohej me pilot automatik. Sipas tyre, për të zbritur në një mënyrë të tillë, versioni më i besueshëm është ai i humbjes së presionit. Por edhe në një rast të tillë të rëndë, pilotët duhet të kishin lëshuar alarmin. Ata kishin kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë, plot 8 minuta, si dhe për të lëshuar kodin e emergjencë.

Kështu, sipas tyre, duhet të ketë qenë një faktor i jashtëm që ka penguar veprimet e pilotëve. Dyshohet se ka qenë një person i huaj në kabinë.

Ekspertët përjashtojnë një atentat me eksploziv, por asnjë ish –pilot, i pyetur nga mediat franceze, nuk ka mundur të mohojë se mund të ketë qenë “një person i paautorizuar në bord”.

Tezat e ekspertëve përkojnë në një pikë; në trajektoren e avionit. Sipas Bernard Chabbert, një konsulet aeronautik që u intervistua nga radio Europe 1, avionic nuk ka rënë pikiatë, por ka zbritur me një ritëm normal. “Kjo të bën të mendosh se në kabinën e pilotimit nuk ka patur asnjë njeri koshient”, thotë ai. Ai nuk e përjashton mundësinë e një shpërthimi, për shembull, shpërthimin e baterive të litiumit që gjenden në kabinën e pilotëve. “Në 10 vitet e fundit –nënvizon ai- kanë qenë 170 raste të shpërthimit të baterive të litiumit në avionët e linjave. Në pjesën më të madhe, kanë qenë bateri të telefonave celulare dhe të kompjuterave laptop, por dy avionë mallrash 747 janë përplasur pasi bateritë e litiumit në kabinën e pilotëve morën flakë”.  Kur të tilla bateri shpërthejnë në flakë ato çlirojnë gazra toksikë që shkaktojnë vdekjen në pak sekonda.

Teknikët në Paris po analizojnë kutinë e zezë të gjetur pak orë pas rrëzimit të avionit. Ata besojnë se mund të nxjerrin diçka prej saj edhe pse është e dëmtuar. Në momentin e prekjes në tokë, mendohet se avioni po lëvizte me një shpëjtësi prej 700 km/h. Kjo kuti ka regjistruar zërat e pilotëve, të cilët besohet se do të shërbejnë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në ato 8 minuta të gjata të rënies.

SHKARKO APP