Të gjithë në Korçë, mbi 100 automjete presin të mbërrijnë në Dardhë
Edhe pse në kohë pandemie, festat janë për tu festuar.
Rradhë të gjata automjetesh janë shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Boboshticë-Dardhë. Mbi 100 automjete po qëndrojnë në pritje për të arritur në Dardhë.
Radhët e gjatë të mjeteve u shkaktuan nga turistët e shumtë të cilët kanë zgjedhur Korçën si “arratisjen” e fundjavës.
Në drejtim të Korçës dhe Dardhës ka pasur me qindra qytetarë të Shqipërisë që u janë drejtuar për të kaluar pushimet e fundvitit.