Të hënën në Grupin Parlamentar të PS; furtunë, hipokrizi apo përjashtim?

 

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë ditën e hënë një mbledhje jashtë radhe. Jane porositur te gjithe deputetet te jene patjeter ne mbledhje, e cila mesohet se do te behet me dyer te mbyllura dhe me prezence policore afer. Deputetet asnje nuk futen me arme ne seline e PS-se. Në rend të ditës janë disa çështje të tjera, por vëmendja pritet të përqendrohet në përballjen mes Kryeministrit dhe njëkohësisht Kryetarit të PS-së Edi Rama dhe deputetit Tom Doshi. Janë disa opsionet që pritet të ndodhin në këtë mbledhje. Së pari mbledhja e grupit mund të jetë një mundësi që Rama dhe Doshi të sqarojnë  ballë për ballë pakënaqësitë që kanë për njëri – tjetrin. Doshi duhet të japë llogari për kritikat në adresë të ministrave dhe qeverisë dhe gjuhën e ashpër që ka përdorur ndaj kryeministrit. Dhe Rama e fal! Së dyti, mbledhja mund të mos diskutojë fare për këtë çështje duke lënë të kuptohet se mes tyre ka tashmë një “pakt të heshtur” për të mos folur publikisht. Pjesë e këtij opsioni është edhe një deklaratë që Doshi ka bërë në shtyp se “gjerat personale i ka zgjidhur me Edi Ramën dhe se tani i ka lënë afat deri në 21 qershor të mbajë premtimet ndaj elektoratit”. Por ne kete rast piket e kryeministrit ne publik shkojne pertoke. Dhe fiton deputeti shkodran.Së treti, Doshit mund t’i bëhet e qartë se nëse vijon me këtë gjuhë, Grupi Parlamentar do të marrë masën e pezullimit e më pas të përjashtimit. Përballja mbetet e hapur në selinë rozë. Por nuk perjashtohet edhe ndonje variant rezerve, te cilen e kane menduar Saimir Tahiri dhe Policia aty rrotull nese situata precipiton keq.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?