‘Të kujtohem unë’/ Shqiptari shtrin përtokë shitësen e dyqanit dhe …

Një shqiptar, me banim në Romë të Italisë, është arrestuar së fundmi pas një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykata ndaj tij, për dhunë seksuale dhe lëndime ndaj një vajze të re italiane.

Ngjarja për të cilën akuzohet 29-vjeçari me iniciale B.B. ka ndodhur në 9 shtator të vitit të shkuar në Foggia, kur i akuzuari ka tentuar të dhunojë një shitëse të një dyqani në qendër të qytetit.

Rreth orës 5 të pasdites, shqiptari hyri në një dyqan në “Piazza Giordano” dhe i thotë shitëses: Nuk të kujtohem unë, kemi qenë të lidhur 10 vite më parë, madje jo 5 vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, e shtriu përtokë vajzën e re dhe tentoi ta dhunojë seksualisht. Megjithatë, ajo arriti të shpëtojë dhe të lajmëroi policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asokohe, i riu shqiptar u denoncua në gjendje të lirë dhe u largua nga qyteti, për tu arrestuar disa ditë më parë.

/Syri.net/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?