Thirrje Arlind Qorrit: “Të lëmë egot personale… Nisma Thurje do të bashkohet me Eleni Kocaqin dhe Lapajn”
Përfaqësuesi i Nisma Thurje, Pano Soko, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku deklaroi se partitë e reja duhet të bashkëpunojnë me njëra tjetrë pasi kjo është e vetmja mënyrë për të sfiduar pushtetin. Ai tha se duhen lënë mënjanë egot personale, për një qëllim më të madh.
“Njerëzit nuk dyshojnë te përgatitja profesionale që ne kemi, te integriteti personal i dy kolegëve këtu apo të tjerëve që nuk janë këtu te ne, për forcat e reja politike. Natyrisht as të ndershmëria, sepse të gjithë kemi histori të pastra nga mbrapa. E vetmja gjë që do të donin të na testonin, a jemi ne të pjekur mjaftueshëm për të marrë pushtetin? Për të dalë përtej egove personale? Të pranojmë njëri tjetrin pa e dashur njëri tjetrin? Për hir të interesit madhor, interes më madhor nuk ka patur Shqipëria, me këtë pushtet dhe me këtë opozitë. Ky është moment historik dhe do të dëshiroja të linim debate të vogla mënjanë që nuk kanë asnjë lloj peshe dhe vlere përballë detyrës që kemi përballë. Jemi këtu për të rrëzuar një elitë politike, një klasë politike që është fuqizuar, është bërë e papërmbajtshme, ka vjedhur para dhe pushtet. Jemi këtu për të përmbysur këta he jo të merremi me veten tonë.
Soko deklaroi se Nisma Thurje ka konfirmuar koalicion me disa parti, duke filluar me partinë e Eleni Kocaqit, partinë Shqipëria Bëhet të Adriatik Lapaj dhe disa të forca të tjera.