Të martën jepet pretenca për dosjen “Babale”. Ja sa vite burg rrezikojnë të akuzuarit

Të martën e 10 dhjetorit, ora 13:00, prokuroria do të japë pretencën për çështjen “Babale”, ku të akuzuar janë dhe ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Caktimi i seancës është bërë nga Gjykata e Tiranës.

Çështja “Babale” mbajti për thuajse 1 vit ndezur debatin politik në Shqipëri, duke e polarizuar situatën për shkak të pretendimit për favorizim nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të vëllait të tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas publikimit të audio-përgjimit, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italianë në burg, ndërkohë prokuroria nisi një hetim sipas opozitës për të shpëtuar trafikantin e drogës dhe për të kërcënuar denoncuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akuza e prokurorisë për kallëzim të rremë në bashkëpunim parashikon burgim deri në 5 vjet burg për Ervin Salianjin i akuzuar si organizator së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe të pandehurit Ardi Veliu dhe Fredi Alizoti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?