Të martën nis testimi i informatizuar për portalin mësues për Shqipërinë

Testimi i informatizuar për kandidatët e portalit “Mësues për Shqipërinë” nis nesër, 21 korrik, dhe do të vijojë deri më 28 gusht.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri me dije lajmin, ndërsa shtoi se procesi do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), sipas kalendarit të përcaktuar për secilin profil.

Kumbaro u bëri thirrje mësuesve kandidatë që të verifikojnë paraprakisht datën, orën dhe profilin përkatës në kalendarin zyrtar të publikuar nga institucioni, në mënyrë që të paraqiten sipas planifikimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Testimi i informatizuar është pjesë e procedurave të Portalit “Mësues për Shqipërinë”, përmes të cilit realizohet përzgjedhja e kandidatëve për sistemin arsimor parauniversitar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?