Të moshuarit e familjes Dhespo dhurojnë gjak, Beqaj: Përulem para aktit më të lartë njerëzor

Thanas Dhespo, 88 vjeç dhe bashkëshortja e tij Virgjinica Dhespo, 70 vjeç, kanë dhuruar gjak për fëmijët e sëmurë nga leuçemia, pranë repartit pediatrik të spitalit në qarkun e Gjirokastrës.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shprehur respektin dhe përuljen e tij për familjen Dhespo.

Në një letër drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Thanas Dhespo shkruan “Jam një i përndjekur politik i mirëfillte. Sapo mora këstin e dëmshpërblimit, pasi plotësuam nevojat familjare immediate, të cilat janë të shumta në familjen tonë, vendosëm me gjithë zemër të shlyenim një premtim që unë e kam dhënë para një viti, kur kam qënë i ftuar në emisioni televiziv “Jo vetëm kafe” në RTSH, për të ndihmuar sado pak fëmijët në nevojë përpara se të vdes”, thekson në letër, Thanas Dhespo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, ministri Beqaj e ka konsideruar dhe vleresuar aktin më të lartë njerëzor, dhurimin e gjakut nga të moshuarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?