Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:13 Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm Nga Elisa Spiropali, deputete e PS Serbët shprehën masivisht me votë vullnetin e tyre për ndryshim, duke mbyllur kështu, ndoshta përgjithmonë, epokën e dominimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të paktën 19 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në një xhami në Gazë

Aktualitet E diel, 6 Tetor 2024 09:45
Të paktën 19 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në një xhami në Gazë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të paktën 19 persona janë vrarë pasi mëngjesin e së dielës një sulm ajror izraelit goditi një xhami në Rripin e Gazës, thanë zyrtarët palestinezë, teksa Izraeli ka intensifikuar bombardimet në veri të Gazës dhe në jug të Bejrutit në Liban.

Izraeli ende po lufton me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Para 12 minutash
Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen ...

Para 23 minutash
Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Para 34 minutash

Por, ka hapur edhe një front të ri kundër Hezbollahut – grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën Libanit jugor – në Liban, pasi palët kanë këmbyer zjarr përgjatë kufirit që nga nisja e luftës në Gazë. Izraeli është zotuar se do ta godasë edhe Iranin – që mbështet Hezbollahun dhe Hamasin – pasi Teherani kreu sulme me raketa balistike ndaj Izraelit javën e kaluar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Grupet militante që mbështeten nga Irani në Siri, Irak dhe Jemen, po ashtu kanë kryer sulme ajrore nga distanca kundër Izraelit.

Sulmi në Gazë mëngjesin e 6 tetorit goditi një xhami ku po strehoheshin personat e zhvendosur. Xhamia gjendet afër spitalit kryesor në Deir al-Balah. Izraeli tha se ka shënjestruar një qendër komande dhe kontrolli të Hamasit, por nuk dha dëshmi për këtë pretendim.

Ushtria izraelite po ashtu njoftoi për një ofensivë të re tokësore dhe ajrore në Xhabalia, në veri të Gazës, ku gjenden kampe të mbipopulluara të refugjatëve, të cilat janë krijuar që nga lufta e vitit 1948, rreth kohës të krijimit të Izraelit.

Ushtria tha se forcat izraelite kanë rrethuar Xhabalian, teksa avionët luftarakë po godasin caqet e Hamasit, para se trupat të avancojnë. Që kur ka nisur lufta në Gazë, Izraeli ka kryer disa operacione të mëdha në Xhabalia.

Izraeli po ashtu ka lëshuar urdhra të rinj për evakuim në veri të Gazës, që kryesisht është zonë e pabanuar, pasi në javët e para të luftës Izraeli kishte urdhëruar të gjithë popullsinë të zhvendosej në jug. Deri në 30.000 persona vlerësohet se vazhdojnë të jenë në veri të Gazës.

“Jemi në një fazë të re të luftës”, tha ushtria izraelite në pamfletet që hodhi mbi këtë zonë. “Këto zona tani konsiderohen zona të rrezikshme luftuese”.

Avichay Adraee, zëdhënës i ushtrisë së Izraelit, tha se shteti po zgjeron të ashtuquajturën zonë humanitare në jug të Gazës, duke u bërë thirrje njerëzve që të zhvendosen në atë pjesë. Në këtë zonë ka kampe me tenda ku qindra mijëra persona veçse janë strehuar. Izraeli ka kryer sulme ajrore brenda zonës humanitare, pasi ka pretenduar se luftëtarët e Hamasit po fshihen në mesin e civilëve.

Që nga nisja e luftës, në Gazë janë vrarë pothuajse 42.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze.

Lufta nisi pasi Hamasi kreu sulm në Izrael, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Edhe afër 100 civilë janë ende në robëri dhe një e treta e tyre besohet se kanë vdekur.

Teksa lufta po vazhdon në Gazë, gjatë natës Izraeli ka kryer sulme ajrore që kanë shkaktuar shpërthime të mëdha në Bejrut të Libanit. Izraeli tha se ka goditur caqe të Hezbollahut.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike, e cila ka ulëse në Parlamentin libanez.

Sulmet ajrore në periferi të Bejrutit kanë goditur një ndërtesë në afërsi të Aeroportit të vetëm Ndërkombëtar të Libanit, ka raportuar Al-Manar, media e udhëhequr nga Hezbollahu.

Izraeli konfirmoi se ka shënjestruar caqe afër Bejrutit dhe tha se rreth 30 predha janë lëshuar nga Libani drejt territorit izraelit, disa prej të cilave janë penguar.

Hezbollahu tha se me sukses ka shënjestruar një grup të ushtarëve izraelitë në veri të Izraelit, përmes një sulmi të kryer me raketa. Ky pretendim i grupit militant libanez nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Të paktën 1.400 libanezë, përfshirë civilë, punëtorë shëndetësorë dhe luftëtarë të Hezbollahut janë vrarë dhe 1.2 milion persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në dy javët e fundit. Izraeli thotë se synon të dëbojë Hezbollahun nga kufiri me Izraelin, në mënyrë që dhjetëra mijëra shtetas izraelitë të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm
Tani

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 10 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 12 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 23 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.