FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të pavaksinuara/ 4 gra të shtruara te Infektivi, dy në gjendje kritike

Pacientët me Covid-19 dhe që kanë nevojë për trajtim spitalor janë katër gra mbi 50 vjeç, dy prej të cilave në gjendje më kritike. Mjekët tregojnë se të shtruarat janë të pavaksinuara.

”Është edhe kjo një nga pikat kryesore, ose kanë qene në pritje të momentit për bërjen e vaksinës”, thotë Esmeralda Meta, mjeke infeksioniste në Qendrën Spitalore Universitare. Edhe pse në spitalin Covid-1 janë ulur ndjeshëm shtrimet, ky shërbim do të mbetet në funksion të rasteve me koronavirus.

Pacientët që vuajnë nga sëmundjet infektive do të trajtohen në ambientet e ish-kirurgjisë në QSUT. “Jemi në javën e dytë që është hapur klinika ku ofrohet shërbimi për të gjitha sëmundjet e tjera infektive”, tregon më tej Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?