Të prekurit me Covid-19 në Vlorë, Bashllari: Po thyejnë karantinën
Po jetojmë në një kohë të vështirë dhe normaliteti tërhiqet nga pandemia e Covid-19. Muaji nëntor ka shënuar një shtim të ndjeshëm të rasteve të reja me Covid-19 në qytetin e Vlorës.
Për autoritetet shëndetësore, një nga arsyet për rritjen e shifrave është bërë mosrespektimi i karantinimit dy javor nga ana e personave të infektuar me Covid-19 por jo vetëm.
”Grumbullimet janë një nga faktorët që kanë çuar në rritjen e rasteve. Por dhe mosrespektimi i karantinës nga ana e personave të konfirmuar apo të dyshuar. Nga ana tjetër dhe ceremonitë mortore kanë ndikuar që të rriten rastet”,-thotë Agron Bashllari, thotë shefi i Epidemioligjisë në Vlorë.
Vetëm një ditë më parë në qytetin bregdetar u konfirmuan pozitivë me Covid-19, 11 qytetarë, të cilët po marrin shërbim mjekësor në kushte shtëpie.