Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Të rikthehet dënimi me vdekje”, Rudina Xhunga e revoltuar nga vrasjet tronditëse të janarit

Aktualitet E martë, 14 Janar 2020 14:52
“Të rikthehet dënimi me vdekje”, Rudina Xhunga e revoltuar nga vrasjet tronditëse të janarit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Unë dua të dënohen me vdekje, duhet të kthehet dënimi me vdekje në Shqipëri. Nuk mund të jemi evropian, jemi komplet të çorientuar. Për shumë kleçka të ligjit këta njerëz do dënohen me 5-6 vite dhe do dalin nga burgu”. Kështu deklaroi e revoltuar gazetarja Rudina Xhunga, teksa komentoi vrasjet e bujshme të këtij fillim-viti, në rubrikën “Opinion”, në News24.

Më pas, Xhunga u ndal dhe te takimi i sotëm mes palëve politike për Reformën Zgjedhore, duke e cilësuar si një fotografi të mirë, por kritikoi politikën shqiptare, teksa tha se është qesharake që i djeg të gjitha urat dhe në fund thotë hajde të ulemi në diskutime.

“Ishte fotografi e mirë, e vetmja gjë që po mendoja ishte pse ata dogjën mandatet, na lodhën kokën kot, na kthyen në arenë beteje. Është një situatë tipikisht shqiptare, nga ata që e prishin të gjithën dhe pastaj thonë hajde ta rregullojmë. Shpresojmë ta rregullojnë, se ne për reforma e qajmë, po problemi është se nuk i zbatojmë. Me këtë përfaqësim të padrejtë që kanë shqiptarët me këtë klasë politike, që nuk di çfarë do, ne jemi shumë pas. Kjo është një demokraci shumë e vonuar. Është qesharake qenie e politikës shqiptare, që i djeg të gjitha urat, dhe pastaj thotë hajde ulemi”, tha gazetarja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa, e pyetur nga gazetarja në studio nëse duhet të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme në vitin 2020, Xhunga u shpreh “Duhet shkuar në zgjedhje të rregullta, pse duhet t’i prishim të gjitha. Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, është krimi shqetësimi më i madh i shqiptarëve dhe jo zgjedhjet. Këtu në këtë vend kanë ndodhur krime makabre ndaj grave. Është krijuar një situatë, ku ne flasim pa ditur të bëjmë asgjë. Kur pashë ato detajet e tmerrshme të gruas në Mallakastër, pasi e përdhunuan, mendova pse duhet të ketë detaje të tilla te mediat. Por, pastaj mendova, se nuk është problemi te mediat”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më tej, ajo u ndal më gjatë te vrasjet tronditëse të ditëve të fundit, siç ishte ajo e 50-vjeçares Drita Saliaj në Mallakastër dhe e 35-vjeçares Enkeleda Çapoku nga kunati, në Paskuqan.

“Nuk është vetëm Mallakastra. Kemi një vrasje tjetër, shkon një burrë, i dehur, i shkon në shtëpi një nëne dhe e vret në sytë e nënës dhe fëmijës së saj. Pastaj, del një plehër tjetër, shkon e përdhunon dhe e çon të zhveshur në rezervuar. Po, pse e vrave? Unë dua të dënohen me vdekje, duhet të kthehet dënimi me vdekje në Shqipëri. Nuk mund të jemi evropian, jemi komplet të çorientuar. Për shumë kleçka të ligjit këta njerëz do dënohen me 5-6 vite dhe do dalin nga burgu. Çfarë mund të presin ne, që të na vijnë në shtëpi? Jemi komplet të pambrojtur, është situatë absurde, me një drejtësi që funksionon-s’funksionon. Janë gra totalisht të pambrojtura, me burra jashtë, me fëmijë jashtë, krejt të vetme dhe tani po i vrasin, edhe po i turpërojnë. Këtu bashkohet një vend me probleme varfërie, nivele injorance, probleme drejtësie. Duhet të mbajë përgjegjësi shteti për mosveprim, është një shtet që nuk po vepron. Ndaj unë jam për kthimin e vendimit me vdekje”, u shpreh Xhunga.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 8 minutash
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 9 minutash
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh

Familjarët thonë ‘le ta vrasin djalin, nëse e ka bërë një gjë të tillë’…

Po prindërit u kujtuan kështu kot, po se nuk del kështu kot ai fëmija. Është e gjithë mënyra si rriten. Periferia po na mbyt.

Rasti i Paskuqanit, të bënte përshtypje nëna, që flinte tek e bija, për ta mbrojtur nga kunati … ajo fliste nën efektet e shokut?

Ja refuzoj vetes t’i dëgjoj këto prononcimet. E hodha celularin edhe dje, kur kishin dalë detajet e përdhunimit. Nuk dua të mbushem me detaje kaq të tmerrshme. Është momenti që ne të reagojmë si shoqëri. Është kriminalizuar shoqëria. Nuk i them dot medias mos t’i publikojë detajet.

Frika nga mimingjiti …

E kam kaluar edhe vetë disa herë gripin, jam vizituar, besoj te mjeku. Kam dëshirë të dalin sa më shpesh në media mjekët dhe të informojnë sa më shumë. Është një situatë gripi që e dinë mjekët nëse është më mirë apo më keq se vjet, por sigurisht që më keq, se më keq po shkojnë gjërat.

Etiketat e lidhura

gazetarjaRudina Xhunga
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 8 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 9 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 9 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.