FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të rinjtë e Elbasanit sollën një mbrëmje magjike muzikore në Muzeun Etnografik

Lulishtja e Muzeut Etnografik të Elbasanit u shndërrua në një skenë të veçantë artistike, ku talentet e reja të qytetit dhuruan një mbrëmje plot emocion, pasion dhe muzikë cilësore. Aktiviteti i organizuar nga Drejtoria e Artit dhe Kulturës në kuadër të Ditës Botërore të Muzikës, mblodhi dhjetëra qytetarë, të cilët ndoqën interpretimet e artistëve të rinj në një nga ambientet më karakteristike të trashëgimisë kulturore të qytetit.

Përmes performancave të tyre, të rinjtë dëshmuan talentin, përkushtimin dhe dashurinë për muzikën, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese. Mbrëmja konfirmoi edhe një herë se Elbasani vijon të kultivojë breza artistësh të talentuar dhe të mbështesë zhvillimin e jetës kulturore.

Në përfundim të aktivitetit u shprehën falënderime për të gjithë artistët e rinj pjesëmarrës, si edhe për profesorët dhe mësuesit, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre kontribuojnë çdo ditë në formimin dhe frymëzimin e brezit të ri të artistëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?