Të rinjtë e Lezhës “hedhin” Edi Ramën në kazan (Foto)
Të rinjtë e FRPD Lezhë, i tregojnë vendin ku meriton të përfundojë Kryeministri i Shqiperisë.
Tashmë ka shpërthyer kudo thirrja “Rama ik”. Është fjalëkalim për internetin në lokale, është thirrje në protesta, është parullë si në rastin e Lezhës, Kamzës pak me parë apo dhe Sarandës e zona të tjera. Sonte, Lezha është mbushur me parrulla “Rama ik” si shenjë proteste ndaj arrogancës së pashembullt të tij ndaj mosqeverisjes, se as keqqeverisje nuk mund ta quash.
Zemërimi popullor ka shpërthyer dhe dita-ditës pritet të kulmojë nëse Edi Rama do ta vazhdoje në të njëjtën rrugë të mospërfilljes së kërkesave qytetare dhe të opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme prej së cilës buron çdo pushtet. Vota e lirë është themeli i një demokracie. Kur dhunohet ajo, nuk ke çfarë të presesësh më.
KOHA JONË SONDAZH

