Të rinjtë e vezëve mbi Ramën, i njëjti grupim që i këndoi Berishës (VIDEO)

 

Të rinjtë që hodhën vezë mbi Ramën i përkasin të njëjtës organizatë të rinjsh që në 30 maj 2015 u përplasën me Berishën në bregdetin e Gjirit të Lalzit ku ky i fundit ka vilën e tij verore.

Një nga organizatorët konfirmoi për Dita se disa nga të rinjtë e sotëm kanë qenë të pranishëm edhe në ngjarjen e Lalzit.

Bëhet fjalë për një grupim me emrin “Organizata Politike” që ka si simbol grushtin dhe si slogan fjalinë: “Zemrat bashkë, mendjet bashkë! E ardhmja është e të gjithëve”.

Në maj të 2015-s anëtarë të këtij grupimi ishin në Gjirin e Lalzit kur në sfond u është shfaqur ish-kryeministri dhe bashkëshortja e tij – raporton DITA.

Të rinjtë kanë menduar të këndojnë “Internacionalen”.

Ky i fundit është ndier i provokuar.

Ai ka ngritur dy gishtat lart, por të rinjtë nuk duken dhe aq miqësorë me të.

Ata kanë bërtitur më pas “Poshtë klasa politike” dhe kanë ngritur grushtet, madje disa edhe gishtin e mesit në drejtim të Berishës.

Më poshtë videoja dhe reagimet e 30 majit 2015.

SHKARKO APP