FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Të rinjtë na befasuan”, analisti Lubonja për protestat: Rama është i frikësuar

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar lidhur me protestat që prej dhjetë ditësh po zhvillohen në Shqipëri dhe Diasporë. Sipas tij, përmasat dhe qëndrueshmëria e mobilizimit qytetar kanë qenë befasuese, duke treguar një nivel të lartë pakënaqësie dhe angazhimi publik. Lubonja vlerësoi veçanërisht marshimet e organizuara në kryeqytet, të cilat i cilësoi si elementin më domethënës dhe më të bukur të kësaj lëvizjeje. Ai theksoi se pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve dhe forma paqësore e manifestimeve kanë krijuar një atmosferë të veçantë solidariteti dhe reagimi qytetar.

”Kam ndjerë që diçka që nuk ishte në fillim, që ndryshoi nga përvoja apo nevoja. Fakti që pasi mbaron ajo pjesa ku të gjithë mblidhen afër kryeministrisë, deri te ura e Lanës, nis marshimi në Tiranë. Marshimi në Tiranë, mbledh shumë energji. Ajo është ndoshta pjesa më e bukur nga ajo çka kam parë. E para gjë që dua të them është se ishte diçka e papritur dhe për mua. Kemi qenë në debate edhe me partitë e reja. Ishte krijuar ideja se nuk bëheshin protesta qytetare. Ky është një politizim i një shtrese që janë të rinjtë, i bukur që lind dhe nga nevoja që thotë një brez; prit se jemi dhe ne këtu. Rama ka djegur disa breza. Brezin e Erion Veliajt. Brezin e ‘Mjaft’. Jemi në lojë tani, a do të shtypet kjo protestë, apo të do të masivizohet.

Kur vihesh në konfrontim me një pushtet, nis të motivohesh se do që ta fitosh ti betejën. Jo me armë e dhunë, por do që të fitosh betejën. Ti do dorëheqjen, ai do që të qëndrojë për pushtet se e ka çështje ‘për jetë a vdekje’. Kjo betejë ndikon dhe rreshton njerëz, i motivon ata. Një element që duhet parë është dhe mungesa e frikës. Një nga elementet që ka pasur Rama, është frika. Thuhet se ka mobilizuar njerëz për të ushtruar këtë presion, qoftë te oligarkët dhe shtetin, administratën. Kjo sfidë e frikës, është element i rinisë, që jeton me më pak frikë se brezat tanë. Rama e ka stil që të sulmojë. Por më duket se do të vazhdojë me këtë qasje. Ai është shumë larg dhënies së dorëheqjes”,- tha Lubonja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?