Të rinjtë nën efektin e alkoolit shkatërrojnë lokalin

Katër të rinj nën efektin e alkoolit janë konfliktuar midis tyre, duke i dëmtuar edhe lokalin ku po pinin.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:20 minuta në lagjen nr. 17 të Durrësit dy net më parë.

Policia lokale bëri me dije sot se ka filluar procedimin penal ndaj shtetasve, A.M. 26 vjeç, E.M. 22 vjeç, K.B. 27 vjeç dhe Xh.K. 25 vjeç, banues në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shtetasit e mësipërm, më datë 15.01.2017, rreth orës 22:20, në lagjen Nr.17, Durrës, në ambientet e një lokali, nën efektin e alkoolit, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Për pasojë, janë dëmtuar lehtë, vetë shtetasit e mësipërm dhe kanë shkaktuar dëme materiale në lokal”, sqaron komunikata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?