Të rinjtë përfundojnë me “BMW X6” në oborrin e shtëpisë

Një makinë është aksidentuar pasditen e sotme teksa përpiqej ti largohej policisë.

Kështu, një makinë “BMW X6”, në shpejtësi e sipër është përplasur me murin rrethues të një banese dhe ka përfunduar në oborr.

Dy personat që udhëtonin me ‘X6’ sapo kanë parë forcat ‘Shqiponja’ janë larguar me shpejtësi. Menjëherë policia është vënë në ndjekje të tyre, por nga tentativa për tu shpëtuar uniformave blu, makina është përplasur me murin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi janë përplasur, të dy personat kanë dalë nga makina dhe kanë tentuar të ikin me vrap, por ata janë prangosur nga uniformat blu.

Swiss Digital Mobile Reklama

14484774_635243149969925_1163550578881617459_n

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?