Të rinjtë po ikin në Gjermani, punëtorët nga Afrika po vinë në Shqipëri

Të rinjtë shqiptarë po ikin për ditë e më shumë nga vendi. Dy nga faktorët kryesorë që po i largon nga vendi janë pagat e ulëta dhe kostot e larta të jetesës.

Vendi drejt të cilit ata po largohen më shumë është Gjermania. Ndërsa të rinjtë shqiptarë po lënë vendin e tyre, një krah i lirë pune ka ardhur nga Afrika.

Punëtorët e parë afrikanë në vendin tonë kanë nisur të vinë. Ata punojnë kryesisht në fushën e ndërtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse nga ana tjetër të rinjtë shqiptarë vazhdojnë e presin në radhë të gjata para Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë këtu se është thënë prej kohësh se nëse largimi i të rinjve vazhdon me këto ritme, vendi ynë rreikonte të mbetej pa krah pune dhe kjo gjë ka nisur të vihet re.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?