Të rinjtë shqiptarë pjesën kryesore të parave e shpenzojnë për veshje dhe…kafe

 

Të rinjtë shqiptar shpenzojnë më tepër për veshje.

Shuma mesatare që ata shpenzojnë në muaj për veshje apo këpucë është 4560 lekë.

Këtë konkluzion e ka dhënë raporti i fundit për Rininë Shqiptare nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert.

Kategoria e dyte për të cilën të rinjtë shqiptarë shpenzojnë janë daljet jashtë në lokale, bare etj.

Shuma e shpenzuar për këtë arsye vlerësohen mesatarisht 3870 lekë në muaj, raporton Monitor.

Blerja e kartave për telefonat celularë ju kushton të rinjve mesatarisht 1000 në muaj.

Ndërkohë shifra më të vogla shpenzohen për blerjen e librave (540 lekë në muaj), DVD ose filmat në kinema (më pak se 300 lekë në muaj) si dhe shërbime të ndryshme si palestër apo estetikë (rreth 700 lekë në muaj).

Nëse marrim të mirëqenë një të ri që kryen të gjitha këto shpenzime, totali i buxheti për të cilin ai ka nevojë çdo muaj i kalon 10,000 lekët.

Në këtë drejtim vihen re dallime gjinore për sa i përket masës së shpenzimeve.

Meshkujt konsumojnë një buxhet më të lartë sesa femrat, pasi realizojnë shpenzime dyfish më të mëdha për frekuentimin e lokaleve dhe bareve. Nëse femrat shpenzojnë 2600 lekë në muaj për këtë qëllim të rinjtë meshkuj harxhojnë rreth 5000 lekë.

Gjithashtu meshkujt kryejnë shpenzime më të mëdha edhe për sa i përket blerjes së veshjeve e aksesorëve teksa ata harxhojnë 4900 lekë në muaj përkundër 4100 lekë të harxhuara nga femrat.

Dallimet mes të rinjve nga shtresa të ndryshme ekonomike pasqyrohen në mënyrë të dukshme në shpenzimet e tyre mujore.

Kështu të rinjtë nga shtresat më të pasura të shoqërisë harxhojnë mbi 6000 lekë në muaj qoftë për blerjet apo për frekuentimin e lokaleve, restoranteve si dhe mbi 1200 lekë për shërbime si palestër dhe estetikë.

Totali i shpenzimeve të të rinjve që vinë nga shtresat e pasura është 16,000 lekë në muaj.

SHKARKO APP