Të rinjtë vijojnë të ikin, ekspertët: Shteti nuk po merr masa

Rrugët e Europës janë ”mbushur” me të rinjtë nga Shqipëria që kërkojnë azil, shkollim ose punë. Plaga e shoqërisë me rininë që ikën dhe do të vijojlë të iki, për ekspertët e arsimit Linda Pino dhe Albano Zhapaj, kjo kambanë alarmi ka rënë prej disa vitesh por shteti nuk po merr masat e nevojshme. Zhapaj thekson se emigrimi tashmë po bëhet nëpërmjet formave të reja dhe një prej tyre janë studimet jashtë.

Ndërkohë që pjesa tjetër sipas tij, që arsimohet në vend, zgjedh degë që kanë treg pune në vendet europiane sikur është infermieria. Por dëmi ekonomik dhe vakumi që lënë mbrapa është shumë i madh. Kjo gjë sipas Pinos ndodh pasi mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës në vend dhe ka pak investime për rininë.

Sipas Eurostat, gjatë vitit 2018 janë dhënë 9,288 leje qëndrimi për qytetarët shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian për arsye punësimi. Në vend të parë është Gjermania me 3.549 leje punësimi, vend i cili po tërheq në masë edhe mjekë dhe infermierë. Më pas qëndron Italia dhe Greqia me mbi 1.600 leje.

SHKARKO APP