”Të ripërtërijmë PD”, Berisha: S’kemi keqardhje për ata që bjerrin moralin e shkojnë në krahun tjetër

Në Foltoren para demokratëve të njësive 1 dhe 3, kryetari Sali Berisha ka bërë thirrje për të ripërtërirë strukturat. Ai tha edhe se janë në kilometrin e fundit, ndërkaq ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 10 shkurtit.

Pjesë nga fjala

Sot nuk kemi më luksin të punojmë me program që këto dy muaj do bëjmë këtë, tani duhet të punojmë në të gjitha drejtimet. Koha është shumë e pamëshirë. Na fton ne të bëjmë gjithçka, të shtojmë radhët tona. Të bëjmë çdo gjë për të ripërtërirë PD-në me njerëz me moral.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koha është e idealistëve. Mos keni kurrë keqardhje për ata që bjerrin moralin e tyre dhe shkojnë me krahun tjetër. Nuk më vjen mirë ta citoj sot këtu, se unë e Iliri jemi mjekë, doktorin e Fierit. E shoh unë atë në televizor, fill mbrapa më thonë po ky i ka dhënë ndërtesën KESH-it me Subashin e Fierit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po mirë o doktor, KESH-it ia dhe, nuk kam kundërshtim, unë nuk kam kundërshtim. Po shpirtin mos ia shit Subashit. Në qoftë se ti ke qëndruar 30 vite në PD dhe tani vjen e na thua formulat e Subashit, ti je Subash, nuk të lidh gjë me demokracinë ty. Dhe ne në një mënyrë ose në një tjetër, nga kjo kategori duhet të ndahemi.

Pse? Ua them unë këtu. Ne nuk kemi kartë tjetër përveç asaj të idealeve dhe moralit tonë. Në qoftë se ne pranojmë të na e heqin një nga një atributet e kartës tonë, ne kushedi se ku do përfundojmë, çfarë do jemi.

Do të luftojmë. Ke biznes, e gëzofsh, por kurrë këtë parti nuk mund ta mbash peng me biznesin tënd. Rri, nuk do, rri anash. Por jo të na bësh sikur je me ne dhe të bësh punën e tjetrit. Ndaj dhe ky është proces miq. Përpiquni të afroni dhe të anëtarësoni çdo njeri të ndershëm, çdo idealist. Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën. Nuk na duhen gjë ata ne. Nuk kemi lidhje me ta ne.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?