Të sëmurët mendorë kthehen në shtëpi

Të sëmurët me probleme të shëndetit mendor, pas trajtimit mjekësor dhe terapeutik, mund të rikthehen në normalitet. Ajo që ndikon për keq tek ata është shoqëria jonë, madje edhe vetë familja e cila i braktis dhe ndikon negativisht në rehabilitimin e tyre.

Të sëmurët me probeme të shëndetit mendor, edhe pse me diagnoza të rënda, nuk duhen mbajtur mbyllur siç ka ndodhur në vendin tonë, ku ata izoloheshin në psikiatri duke bërë që gjendja e tyre të përkeqësohej akoma më shumë. Por, ndonëse këta përmirësohen, mbetet i pashëruar mentaliteti, i cili nuk lejon familjet që t’i afrojë të afërmit e tyre.

Në Shqipëri ka vetëm dy shtëpi mbështetëse, ku pacientëve me probleme të shëndetit mendor u janë krijuar të gjitha kushtet si në familje dhe asistohen nga piskologë, si dhe trajtohen me medikamentet e e duhura. Këto janë shumë pak përballë numrit të madh të personave me të tilla probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?