Të shtëna armësh pranë gjykatës në Elbasan, plagoset policja

Një punonjëse e policisë dhe një person tjetër janë plagosur me armë zjarri në Elbasan sot paradite.

Ngjarja ka ndodhur pranë Prokurorisë dhe Gjykatës së rrethit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por për momentin nuk dihen motivet e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht nuk është e qartë nëse policja ka qenë objektiv i të shtënave, apo është goditur pa dashje nga autorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, të dhënat paraprake të policisë konfirmojnë se objektiv i atentatit ka qenë Florenc Çapja, por plumbat kanë kapur mikun e tij Bledar Muça. Ndërsa efektivja e policisë që u plagos ishte kalimtare dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Kujtojmë se Florenc Çapja ka mbetur i plagosur edhe në masakrën e 3 shkurtit ku u vranë 3 persona në një lokal.

Nga të shtënat mjetit ford AA 234 FR  i është thyer xhami i pasëm.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes… (vijon)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?