Të shtëna me armë në Dibër, arrestohet autori dhe hetohen 9 persona

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e disa personave. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 24 korrikut në bulevardin “Elez Isufi”, në qytetin e Peshkopisë.

Sipas hetimeve paraprake, i arrestuari F. I., banues në fshatin Pollozhan, dyshohet se në bashkëpunim me një 19-vjeçar ka përdorur armën e zjarrit duke qëlluar në ajër gjatë një konflikti me disa persona. Për këtë ngjarje, 19-vjeçari K. I. është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia bën me dije se të shtënat dyshohet se kanë pasur si qëllim frikësimin dhe kanosjen e disa shtetasve, mes të cilëve persona nga Peshkopia dhe fshati Pollozhan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të hetimeve, autoritetet kanë nisur procedim penal edhe për 8 persona të tjerë, të cilët dyshohet se kishin dijeni për ngjarjen, por nuk e kanë kallëzuar atë pranë organeve të policisë. Ata akuzohen për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, një 44-vjeçar është proceduar për veprime që dyshohet se kanë penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e së vërtetës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rolit të secilit person të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila do të vijojë veprimet hetimore për këtë ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?